Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani kritikon fustanin dhe modelin e flokëve të Meghan Markle në dasmën e saj mbretërore

Armina Mevlani kritikon fustanin dhe modelin e flokëve të Meghan Markle në dasmën e saj mbretërore
May 19
14:55 2018

Të shumtë kanë qenë personat që kanë ndjekur drejtpërsëdrejti në lidhje direkte nga televizioni apo linku në Youtube dasmën mbretërore të mbajtur sot. Princi Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht burrë dhe grua dhe i thanë njëri-tjetrit “po” në një ceremoni madhështore të zhvilluar mesditën e sotme.

Një nga personazhet që e ka ndjekur me kuriozitet ceremoninë ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani. Ndryshe nga shumica Armina ka shprehur mendimin e saj në disa postime në Instastory duke thënë se fustani i nuses ishte më i thjeshtë seç duhet dhe flokët e saj mund të ishin stiluar më mirë.

“ Përse flokët e saj janë kaq keq? Ju pëlqen fustani i saj? Unë mendoj se është më i thjeshtë nga ç’duhej.”,- shkruan Armina në postimet e saj.

Ndoshta nusja e re e familjes mbretërore ka preferuar të jetë sa më thjeshtë të ishte e mundur në dasmën e saj edhe pse Armina mendon se duhet të kishte tentuar pak më shumë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje