Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani jep përgjigje se me çfarë lekësh ndjek eventet e modës

September 26
15:07 2016

Armina Mevlani - Instagram

Blogerja Armina Mevlani shfaqet shpesh në disa nga eventet më të rëndësishme të modës. Ajo i dokumenton këto me anë të rrjeteve sociale, duke treguar edhe veshjet që kombinon për çdo rast.

Mirëpo, në mesin e shumë komenteve, ku janë të shumta vajzat që e komplimentojnë dhe e ndjekin si shembull, njëra prej tyre i “ka kërkuar llogari” për shpenzimet e saj, duke e lidhur me faktin që Armina është prej kohësh në një marrëdhënie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Shëtit poshtë e lart ti me paratë e popullit dhe s’të vjen aspak turp të shesësh mend këtu. Të të vijë pak turp nga vajzat e tjera të moshës tënde, që në vendin tënd vuajnë urie dhe ti s’lë gjë pa postuar aty…”, – ka shkruar ndjekësja në Instagram, ndërkohë që Armina, si asnjëherë më parë, i ka kthyer një koment: “Më vjen shumë keq për ato vajza që s’kanë mundësi dhe unë ndihmoj sa më shumë të mundem, por udhëtimet e mia janë pjesë e punës sime dhe të mbështetura nga njerëz me të cilët bashkëpunoj. Kjo është diçka e vështirë për t’u kuptuar në Shqipëri, por unë investoj kohë në fushën time dhe s’ka të bëjë me asnjë person apo paratë e popullit, siç ju i quani. Unë kam fitimet e mia me këtë punë që po bëj…”, – ka përfunduar ajo.

Me këtë koment që ka kthyer, Armina u është përgjigjur njëherë e mirë të gjitha aludimeve dhe komenteve që kanë shprehur dyshime lidhur me të ardhurat e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje