Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani feston 25-vjetorin. Bën me Shkëlzenin diçka që s’e kishte bërë kurrë më parë

Armina Mevlani feston 25-vjetorin. Bën me Shkëlzenin diçka që s’e kishte bërë kurrë më parë
June 06
10:21 2016

Armina Mevlani ka festuar 25-vjetorin në një nga lokalet më “in” të kryeqytetit. Festa ka filluar rreth orës 22.00 për të kulmuar në mesnatë me një spektakël të madh fishekzjarrësh, që ishte një surprizë nga i dashuri i saj, Shkëlzen Berisha.

Bukuroshja ka organizuar një festë me temë  “Vitet ‘70”, që ajo i ka cilësuar gjithmonë si të preferuarat e saj sa i përket modës dhe muzikës. Pjesë e festës kanë qenë familjarët e Arminës, si dhe shumë miq, emra të njohur për publikun, si: Olta Gixhari, Aurela Hoxha, Endrit Mërtiri, Olti Curri etj. Çfarë na bëri përshtypje është fakti që nga videot e hedhura në rrjetet sociale, nuk pamë anëtarë të familjes së Shkëlzenit. Me siguri ftesa nga ana e Arminës nuk ka munguar.

Nuk kanë munguar as surprizat, si balonat me të cilat të ftuarit shprehën dëshirat e tyre dhe i lanë të fluturonin lart në qiell, lulet dhe “qershia mbi tortë”: Armina dhe Shkëlzeni vallëzuan nën tingujt e “këngës së tyre”. Siç tha edhe vetë Armina, ky ishte vallëzimi i parë që ata bënin bashkë. Gjatë fjalimit të mbajtur, Armina ka folur për dashurinë që karakterizon marrëdhënien e tyre, duke mos lënë pa përmendur përkushtimin që Shkëlzeni tregon ndaj saj në çdo moment.

Një tjetër moment kyç i festës ka qenë edhe kërcimi me babain e saj, gazetarin Arben Mevlani.  Nuk kanë munguar as fotot dhe videot në rrjetet sociale që miqtë dhe vetë Armina kanë ndarë nga këto momente speciale.

 

 

 

The best #surprise of my birthday! The best birthday ever! Thanks my ❤️.#happy25

A video posted by Armina Mevlani(official) (@armina_mevlani) on

Etiketimet
Vip
Shperndaje