Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Armina Mevlani e irrituar me mediat: Pyesni para se të abuzoni me atë që shkruani për mua!

Armina Mevlani e irrituar me mediat: Pyesni para se të abuzoni me atë që shkruani për mua!
October 13
09:23 2016

Armina Mevlani ndodhet në Turqi për të ndjekur nga afër Javën e Modës në Stamboll. Ditën e djeshme, blogerja shpërndau disa foto në Snapchat-in e saj ku tregonte një surprizë që i kishin bërë mëngjesin e djeshëm në hotelin ku ajo po qëndronte. Bëhet fjalë për një shishe verë të personalizuar. Mbi shishen e verës shkruhej emri i saj, “Armina Mevlani” dhe “Miss Albania”. Por mesa duket ka pasur disa reagime mbi këtë dhuratë që i është bërë blogeres. Mbrëmjen e djeshme, Armina ka shkruar një status në Facebook, sipas saj, për të sqaruar të gjithë ata që pyesin mbi shpenzimet e udhëtimeve të saj dhe pse në çdo foto tag-on hotelet.

“Të dashur miq, mediat në vendin tonë janë shpesh abuzuese dhe jo të mirinformuara për ato që shkruajnë. Kam dëshirë të sqaroj për ju se udhëtimet e mia në javët e modës janë të sponsorizuara nga vetë hotelet në të cilat qëndroj dhe reklamimi i hoteleve në mediat e mia sociale është pjesë e punës sime si blogere, në këmbim unë duhet t’i tag-oj ato në postimet e mia. Ashtu sikurse ndodh shpesh me veshje të cilat m’i dërgojnë vetë firmat apo edhe si kjo verë e personalizuar, e cila është një dhuratë nga hoteli ku po qëndroj momentalisht. Gjithçka është pjesë e punës sime dhe më në fund pas kaq vitesh pune, po vjel frytet e asaj që vërtet më pëlqen të bëj. Kush mund të ketë dyshime, përpara se të publikojë lajme jo të vërteta mund të kontaktojë vetë hotelet”,- shkruan Armina në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje