Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arilena ka një përgjigje për nëntorin e Flori Mumajesit

Arilena ka një përgjigje për nëntorin e Flori Mumajesit
November 16
16:23 2016

Ditën e sotme, Blitz.al publikoi një artikull për nëntorin e Flori Mumajesit, në të cilin ngriheshin disa pikëpyetje lidhur me këngën e Arilena Arës, “Nëntori”. Mesa duket, fakti që artisti po mbështet dhe pëlqen këngën që Arilena prezantoi në “Kënga Magjike” i ka pëlqyer asaj, duke i dhënë kështu një përgjigje pyetjeve shoqëruar me një falënderim të sinqertë.

Arilena ka shpërndarë në Instagram, para pak minutash, një pjesë të artikullit, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë shpërndarë këngën.

“Është thjesht “Nëntori”… Energjia e këngës, jo vetëm Florit por të gjithë atyre që e postuan dhe vazhdojnë ta bëjnë, faleminderit!”- shkruan Arilena në Instagram.

Sipas Arilenës, ky është efekti që të jep vetë ky muaj. Ndoshta për të dhe Florin është thjesht energjia e tij, është thjesht një këngë e bukur dhe kaq… Ose mund të jetë shumë më tepër. /Blitz.al/

arilena

Komento
Shperndaje