Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande: Veshja seksi nuk është një ftesë për mosrespektim

Ariana Grande: Veshja seksi nuk është një ftesë për mosrespektim
December 30
10:27 2016

Në Twitter, Ariana Grande ka ndarë një histori personale ku ka treguar për një fans i cili e ka shqetësuar atë gjatë kohës që darkonte me të dashurin.

Njerëzit kanë fajësuar Arianën për veshjen e saj, sepse sipas tyre veshja joshëse dhe ekstravagante në skenë ishte shkaku që fansi bëri atë sjellje kur u përball me këngëtaren “live”. Faktikisht ajo është ndierë e fyer dhe e ka sqaruar këtë gjë nëpërmjet postimeve në Twitter.

“Të gjithë e paraqesim seksualitetin tonë në art, por kjo nuk është një ftesë për mosrespektim. Mënyra se si je veshur nuk është një ftesë për sulm. Ne e zgjedhim vetë veshjen, muzikën, personalitetin, kështu që kjo nuk është një ftesë. Është e drejta jonë të vishemi e të sillemi siç kemi dëshirë”,- ka shpjeguar këngëtarja./Blitz.al/

Shperndaje