Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande tregohet e pamëshirshme me komentuesit në Instagram

Ariana Grande tregohet e pamëshirshme me komentuesit në Instagram
April 12
19:01 2016

Shpesh nëpër profilet zyrtare të artistëve apo të personazheve të showbiz-it nuk janë vetëm fansat ata që shkruajnë për të komplimentuar idhujt e tyre, por edhe “kritikët”, të cilët në shumë raste e kalojnë kufirin e gjykuesit objektiv dhe shkojnë në komente banale e ofenduese.

Një ndër “viktimat” e këtyre komenteve është edhe këngëtarja Ariana  Grande, e cila ndryshe nga VIP-at të cilët zgjedhin të heshtin apo të përgjigjen në mënyrë të butë, i kthen “me të njëjtën monedhë” përgjigjet.

Një gjë e tillë ka ndodhur në profilin e saj në Instagram, kur dikush i shkroi: “Motra ime 9-vjeçare e ka gjoksin më të madh se ty”.

Cila ishte përgjigjja? “Paske kaluar shumë kohë duke parë gjoksin e motrës tënde 9-vjeçare”.

Një tjetër rast është edhe ai kur një burrë i quajtur Jonathan, duke iu referuar klipit të fundit të këngëtares, “Dangerous Woman”, shkroi:

“Ariana, me gjithë respektin… kënga më pëlqen shumë ama problemi është se në video dukesh si një kurvë. Më fal për vrazhdësinë, por thashë thjesht të vërtetën. Më fal!”

Epo, duket se Ariana nuk ka dashur t’ia dijë, sado komentuesi ka kërkuar falje për komentin e tij:

“Kur do të vijë dita që njerëzit nuk do të ofendohen më kur gratë tregojnë lëkurën apo seksualitetin?
Burrat zhvishen, shfaqin seksualitetin e tyre në skenë, nëpër video, në Instagram, kudo që ata duan, kurdo. Ky standard i dyfishtë është i mërzitshëm dhe i lodhshëm. Me gjithë respektin, mendoj se ka ardhur koha që të nxjerrësh kokën nga b****! Edhe femrat e dashurojnë trupin e tyre”.

Komenti ariana

Etiketimet
Shperndaje