Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande surprizon në mënyrën më emocionuese fëmijët që u plagosën në koncertin e saj

Ariana Grande surprizon në mënyrën më emocionuese fëmijët që u plagosën në koncertin e saj
June 03
09:05 2017

Ariana Grande ka bërë një surprizë në spitalin ku ende janë nën shërbim mjekësor disa nga fëmijët të cilët u plagosën si pasojë e një akti terrorist në koncertin e këngëtares në Manchester ku 22 njerëz u vranë mizorisht.

Grande ka shkuar në spital duke dërguar disa dhurata, duke bërë fotografi si dhe duke paguar një pjesë të mirë të shpenzimeve spitalore. Fëmijët janë entuziazmuar pa masë duke qenë se Ariana Grande është një ndër të preferuarat e tyre, ndaj dhe ata ishin pjesëmarrës në koncert. Për gjithë fëmijët që janë duke përdorur paterica, Grande hodhi autografin e saj mbi paterica në shenjë kuraje për të vegjlit.

Fëmijët ishin shumë të emocionuar, madje disa prej tyre dukshëm patën rezultate më të mira në analiza pas largimit të këngëtares duke na treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është për këngëtarët që të jenë pranë fansave të tyre të vegjël, sidomos në momente si këto./Blitz.al/

 

Shperndaje