Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande paska tradhëtuar të dashurin?! Këngëtarja debaton me ndjekësen në Instagram.

Ariana Grande paska tradhëtuar të dashurin?! Këngëtarja debaton me ndjekësen në Instagram.
August 10
15:36 2018

Kohët e fundit këngëtarja Ariana Grande ka qenë në qendër të vëmendjes, jo dhe aq për muzikën e saj, por më shumë për lidhjen me të fejuarin Pete Davidson.

Gjithsesi, këtë herë ajo është shënjestruar nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët pasi kanë parë një listë të këngëve që bëjnë pjesë në albumin e ri të Grandes, kanë lënë komentet e tyre veçanërisht për një këngë që duket se është dedikim për bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe si titull mban “Pete Davidson”.

Ka qenë një ndjekëse e yllit të popit, ajo që pasi ka thënë se nuk do ta dëgjojë asnjëherë këtë këngë të albumit të ri dhe ka marrë një përgjigjë jo dhe aq të sjellshme nga Grande, ka vazhduar “përplasjen” duke thënë:

“Ari tradhëtoi Mac-un!” – duke iu referuar ish të dashurit të këngëtares, Mac Miller. Duke mos duruar më, autorja e hitit “God is a Woman” ka sqaruar njëherë e mirë komentuesen duke i thënë:

“Nuk e kam bërë… po gjithsesi, mund të shkosh të bezdisësh dikë tjetër? Je shumë e mërzitshme”.

Siç dihet, Grande u nda nga reperi Mac Miller ne prillin e kaluar dhe menjëherë pas pak javësh shpalli lidhjen me komedianin Davidson, duke lënë dyshime nëse ka qenë me të dhe gjatë lidhjes së mëparshme. Herë pas here ka pasur akuza nga fansat e saj, siç ishte dhe ky rast i fundit në Instagram, por këngëtarja gjithmonë i ka mohuar. Ajo tani po mendon vetëm për albumin e ri që do hedhë në treg, “Sweetener” dhe martesën me të fejuarin aktual, edhe pse raportime nga burime të afërta hedhin dyshime se ata janë martuar në fshehtësi, duke mos marrë parasysh as kohën e shkurtër që kanë së bashku, as komentet e publikut e sidomos familjes së Grand-es, të cilët thonë se aktori po e bën gjithë këtë që të përfitojë famë nga ajo. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje