Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande në një lidhje të re?!

Ariana Grande në një lidhje të re?!
August 24
16:44 2016

Ariana Grande dhe Mac Miller vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre sa vijnë e shtohen. Sipas revistës  E! Ariana dhe Mac po shoqërohen me njëri tjetrin por këngëtarja sapo ka dalë nga një lidhje dhe ende nuk ka një fjalë zyrtare për të përshkruar marrëdhënien e tyre.

“Ata janë duke e njohur njëri-tjetrin, do të presin si do të shkojnë gjërat”- ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.

E pyetur mbi këto aludime Ariana ka refuzuar të tregojë më tepër duke u shprehur se është gjithmonë ndjesi e mirë të realizosh këngë me të. “Ai është më i miri”- ka thënë këngëtarja.

Ariana Grande pak kohë më parë i ka dhënë fund historisë me ish të dashurin Ricky Alvarez pas një viti lidhjeje. Thuhet se shkaku i ndarjes nuk kishte të bënte me një tradhëti por thjesht marrëdhënia e tyre nuk po shkonte në rrjedhën e duhur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje