Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande dhe Nicky Minaj sërish bashkë në MTV Video Music Awards

Ariana Grande dhe Nicky Minaj sërish bashkë në MTV Video Music Awards
August 25
10:01 2016

Sërish edhe një herë, Ariana Grande dhe Nicky Minaj do të performojnë së bashkur në MTV Video Music Awards.

Dy këngëtaret do të ndezin skenën duke interpretuar këngën e re të Ariana Grande “Side to Side” pjesë e albumit të saj të tretë me titull “Dangerous Woman”.  Kjo mendohet të jetë një performancë për t’u mbajtur mend gjatë pasi dhe vetë Ariana ka thënë se do të këndojë si asnjëherë më parë.

MTV gjithashtu ka zbuluar listën e pjesëmarrësve  që do të shpërndajnë trofetë ditën e diel në datë 28 gusht. Kim Kardashian West, Sean “Diddy” Combs, Alicia Keys, Ansel Elgort, Bebe Rexha, Fifth Harmony, Jaden Smith, Rita Ora, Shameik Moore dhe Tove Lo do të jenë personazhet që do të lexojnë kandidaturat dhe  japin çmimet.  Gjatë mbrëmjes dy komedianët Jay Pharoah dhe Nicole Byer do të jenë komentuesit e eventit. Emra të tjerë nga bota e muzikës si Nick Jonas, Future, Rihanna dhe Britney Spears do të jenë të pranishëm në MTV VMAs.  Beyonce është këngëtarja që udhëheq nominimet me 11 kandidatura e ndjekur nga Adele me tetë. MTV Video Music Awards  do të zhvillohet në Madison Square Garden në New York këtë të dielë më datë 28 gusht në orën 21:00. /Blitz.al/

Shperndaje