Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ariana Grande anulon turneun pas tragjedisë në Manchester

Ariana Grande anulon turneun pas tragjedisë në Manchester
May 25
12:18 2017

Dy ditë më parë, e gjithë bota u trondit pas shpërthimit që ndodhi në Manchester në koncertin e këngëtares Ariana Grande, ku  humbën jetën 22 të rinj dhe u plagosën me qindra të tjerë.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë turi është pezulluar dhe tashmë këngëtarja bashkë me stafin e saj janë duke ndjekur hap pas hapi atë që po ndodh me gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi.

Ariana mbrëmjen e djeshme ka anuluar dy koncertet e saj pasardhëse në O2 në Londër të parashikuara për sot dhe nesër dhe të gjitha aktivitetet e saj të programuara deri në datën 5 qershor. Tragjedia e ndodhur ditën e hënë ka bërë që Grande për disa javë të heqë dorë nga turi i saj. Në një deklaratë zyrtare menaxheri i këngëtares është shprehur:

“Koncerti në Londër këtë javë do të anulohet. Po kështu dhe të gjithë të tjerët që ishin programuar deri në datën 5 qershor në Zvicër. Kërkojmë që në njëjtën kohë të gjithë të përkrahim familjet e viktimave në Manchester si dhe të plagosurit e prekur nga ky akt i rëndë. Edhe njëherë na kanë cënuar jetën, por bashkë do t’ia dalim”.

Këngëtarja Ariana Grande është kthyer pranë familjes së saj në SHBA e traumatizuar nga ngjarja e ndodhur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje