Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arian Çani vjedh emisionin e Kastro Zizos

Arian Çani vjedh emisionin e Kastro Zizos
June 02
13:53 2016

Kastro Zizo aktualisht është moderator në programin e tij ‘Rrokum Night’ ku çdo të shtunë në orën 20:00 në Rrokum TV, ai fton personazhe të ndryshëm publikë duke iu bërë intervista të veçanta “alla Kastro Zizo” siç ai di të bëjë më së miri.

Siç duket dhe nga postimi që Kastro ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, i ftuari i rradhës është miku i tij i vjetër, Arian Çani. Dihet tashmë se ky i fundit e fton shpesh Kastron në emisionin e tij “Zonë e Lirë” ku duhet thënë se ka një dialog interesant midis të dyve. E njëjta gjë pritet edhe të shtunën mbrëma kur dy miqtë kanë ndërruar vendet; ku Kastron do ta shohim në rolin e moderatorit ndërkohë që Arian Çani do të ulet në karrigen e të ftuarit.

Por diçka duket se ka ngjarë në emision dhe Arian Çani nga “forca e zakonit” i ka zënë vendin e moderatorit dhe ka nisur prezantimin e zakonshëm siç ai bën në “Zonë e Lirë”. Këtë sekuencë të shkëputur të emisionit, Kastro e ka bërë publike në Instagram duke thënë: “E pabesueshme! Çani tenton të më vjedhi emisionin!”

Duke parë këtë mini-video që Kastro ka publikuar si dhe duke njohur paraprakisht bisedat ndryshe nga e zakonshme mes tij dhe Çanit, mund të themi se puntata e të shtunës do të jetë plot surpriza, megjithatë, kjo ende mbetet për tu parë…

Më poshtë ndiqni videon:

 

Shperndaje