Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ardit Gjebrea zbulon datën e nisjes të “E Diela Shqiptare”…në 2023

Ardit Gjebrea zbulon datën e nisjes të “E Diela Shqiptare”…në 2023
September 11
11:01 2019

Prej vitesh emisioni i së dielës në Tv Klan, që mban dhe emrin “E Diela Shqiptare”, ka zënë vendin si një prej programeve më të ndjekur nga publiku.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas emisioni nuk kishte dyshime që do të vinte dhe në sezonin e ri televiziv që tashmë ka filluar, por gjithsesi kishte mbetur për tu zbuluar data, që do na sillte në ekran më në fund ekipin e së dielës, mesazhet e ndjera, dramat në rubrikën e zonjës Eni, Këngën Majike dhe të tjera.

Gjebrea, me anë të një postimi në Instagram, që është kjo fotoja e kalendarit më poshtë:

Shkruan në fakt se 2023 do të jetë viti më i mirë për “E Diela Shqiptare”, që në atë kohë i bie të mbarojë në 30 korrik (këtë vit mbaroi në 28) e të fillojë sërish në 17 shtator. Dhe Viti i Ri sigurisht do të jetë në 31 dhejtor sepse këtë nuk e ka në dorë as Arditi as Tv Klan. Mos ndoshta postimi do të thotë që emisioni është rinovuar deri në vitin 2023 për tu transmetuar? Nuk e dimë, sepse gjaegjëza e Arditit është shumë e vështirë.

Ndërkohë nëse bëjmë një llogari të thjeshtë për 2019-ën, e diela e tretë e shtatorit është data 15, kështu që me siguri kjo është dhe data kur do të nisë programi këtë vit. Por deri në një njoftim zyrtar, pa ndonjë quizz brenda, në mbetet vetëm të presim. /Blitz.al/

Share