Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea rrëfen emocionet e mëdha që i fal profesioni: “Larg kamerave, ju tregoj pjesën që nuk duket”

Ardit Gjebrea rrëfen emocionet e mëdha që i fal profesioni: “Larg kamerave, ju tregoj pjesën që nuk duket”
January 30
08:28 2017

Në puntatën e djeshme të “E diela shqiptare”, pikërisht në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, moderatori Ardit Gjebrea dhe gjithë stafi i tij bënë të mundur që një nënë të bashkohej me vajzën e saj biologjike pas 42 vitesh. Ky takim emocionues mes tyre ka ndikuar edhe te Gjebrea, i cili ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram një rrëfim të sinqertë për çfarë ka ndierë ditën e djeshme.

“Larg kamerave, ja ajo pjesë që nuk duket dhe që të lë pa frymë.
Nënë e bijë dukeshin aq natyrshëm bashkë, a thua se 42 vitet ishin si 42 orë larg njëra – tjetrës. 
Xhevahirja, nëna biologjike e Julit, po i tregon fotot e pjesës tjetër të familjes … dhe minutë pas minute zbulojnë ngjashmëritë mes tyre. 
Do të doja të qëndroja orë e orë për të përjetuar çdo sekondë të kësaj historie të pazakontë, por m’u duk sikur po vidhja kohën aq të çmuar që nënë e bijë e kishin veç për vete. 
Vështirë ta harroj këtë ditë!”- ka shkruar ai ndërkohë që edhe ndjekësit kanë rrëfyer se janë emocionuar pa masë nga kjo histori. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje