Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea ka një dedikim për vajzën tij, ku çdo baba mund ta gjejë veten!

Ardit Gjebrea ka një dedikim për vajzën tij, ku çdo baba mund ta gjejë veten!
November 07
09:47 2016

Shpesh moderatori i programit “E diela shqiptare”, ndan me ndjekësit dhe miqtë e tij virtualë çaste nga jeta e tij familjare. Sigurisht që pjesën me të madhe të postimeve e zënë fotografitë ku protagoniste është Anna, vajza e vogël e shtëpisë.

arditi

Njësoj edhe para pak minutash, Arditi ka shpërndarë një foto mjaft të bukur, teksa shihet në shtrat pranë vajzës së tij. “Mirëmëngjesi! Ja kush ma bën zgjimin më të bukur në botë!” – është shprehur Arditi, ndërkohë që komentuesit kanë shprehur komplimentet e tyre për të voglën Anna.

Përveç këtij mëngjesi të bukur, mund të themi gjithashtu se Arditi dhe Anna janë si dy pika uji, sepse edhe në fotografi kuptohet lehtazi një ngjashmëri shumë e madhe midis të dyve. Sigurisht ky raport i bukur baba e bijë, është nga ato raporte ku çdo baba mund ta gjejë veten.

Siç do të thoshte dhe Irma Libohova në këngën e saj, “kush ka vajza, botën ka”! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje