Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea i bën një kompliment të veçantë bashkëshortes nëpërmjet Instagram-it

Ardit Gjebrea i bën një kompliment të veçantë bashkëshortes nëpërmjet Instagram-it
October 24
10:03 2016

Moderatori Ardit Gjebrea, veç të tjerash, nuk harron asnjëherë që pjesë të jetës së tij publike të bëjë edhe familjen. Kjo sepse ai e çmon këtë të fundit si një nga vlerat më të shtrenjta. Kjo mund të kuptohet shumë lehtë duke i hedhur një sy Instagram-it të moderatorit, i cili nuk ngurron të postojë fotografi të fëmijëve të tij, Jon dhe Anna, si dhe të urojë Anilën, bashkëshorten e tij, në festa të ndryshme që ata ndajnë bashkë.

Por këtë herë Arditi ka postuar një kompliment shumë të veçantë për Anilën, ndryshe nga çdo herë tjetër. Ai e ka fotografuar këtë të fundit pa mendje dhe kur ka postuar fotografinë ka etiketuar të birin, Jonin: “E more Jon Gjebrea, shihe pak motrën tënde…!” – duke nënkuptuar kështu se  Anila është aq në formë sa duket si bashkëmoshatarja e Jonit, që është në të njëzetat e tij.

ardit-gjebrea

Ky kompliment i goditur, ka marrë edhe vëmendjen e ndjekësve të Arditit të cilët nuk kanë kursyer fjalët e mira për çiftin… /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje