Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea falënderon publikisht Aurela Gaçen: “Zoti të bekoftë!”

May 20
12:16 2016

Nuk është hera e parë që personazhe publike shqiptare sensibilizohen me raste ku duhet dhënë një kontribut monetar për shërimin e sëmundjeve të fëmijëve, të cilët luftojnë me jetën. Duket se pas lajmeve të njëpasnjëshme për dhunimin e fëmijëve nëpër jetimore dhe abuzimet me ta, këto sensibilizime mbërrijnë te publiku dhe shoqëria si “dritë në fund të tunelit”.

Ka qenë këngëtarja Aurela Gaçe e cila në llogarinë e saj në Instagram u bën thirrje kolegëve të saj artistë, por edhe secilit që mundet, të kontribuojnë për një fëmijë të vogël të sëmurë. Aurela vetë është shprehur se asaj nuk i pëlqen t’i bëjë publike donacionet e saj, por këtë herë e ka parë të nevojshme për arsye informimi.

Fill pas këtij postimi, Ardit Gjebrea ka ripostuar fotografinë e shpërndarë nga Aurela duke thënë se kjo e fundit e ka marrë disa herë në telefon për të kontribuar për raste që Ardit Gjebrea ka trajtuar tek “E diela shqiptare” dhe asnjëherë këngëtarja nuk ka dashur ta reklamojë gjestin fisnik. Për këtë ai është shprehur: “Zoti të bekoftë!”

Ndiqni të plota shkrimet e të dyve nëpërmjet galerisë.

Shperndaje