Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ardit Çuni për jurinë e Këngës Magjike: Gjykohesh nga ata që hapin kutitë, DJ të vetshpallur dhe kompozitorë që s’u njohim hite

Ardit Çuni për jurinë e Këngës Magjike: Gjykohesh nga ata që hapin kutitë, DJ të vetshpallur dhe kompozitorë që s’u njohim hite
December 09
12:07 2019

Ardit Çuni ka qenë dje i ftuar në “ThumbON” ditën e djeshme ku ka folur për votimet në festivalin “Kënga MAgjike”. Kënga e tij hyn në treshen e këngëve më të dëgjuara të këtij edicioni por nuk është lkualifikuar në finalen e madhe. Pasi ka shprehur qejfmbetjen e tij me Eneda Tarifën e cila e kishte votuar me zero pikë, Arditi është shprehur se nuk ishte dakort as me jurinë dhe vlerësimet e tyre.

Aulona Musta: Edhe juria nuk të ka votuar. Po me jurinë si i ke patur marrëdhëniet?

Ardit Çuni: Me jurinë unë i kam marrëdhëniet okay. E para me të gjithë respektin për të gjithë anëtarët e jurisë, dua të heq veç Armendin se e di shumë mirë mendimin që ka për këngën time sepse ma ka shprehur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk dua as të hamendësoj por dua të them se realisht më vjen keq, jo se unë jam wow .

Më vjen shumë keq që e kam lënë veten time të gjykohem nga një njeri që gjithë jetën e tij ka hapur vetëm kuti dhe nuk ka lidhje me muzikën (Enkel Demi), nga një çift DJ të vetshpallur për mendimin tim, si kam dëgjuar kurrë dhe përderisa s’i kam dëgjuar unë kurrë si këngëtar s’besoj t’i ketë dëgjuar as populli i thjeshtë. Për pjesën e Arbenit nuk di të ketë bërë ndonjë hit dhe nuk e di sa mund të vlerësojë një këngë hit apo një këngë të mirë. Tani një farë gjëje duhet ta bësh që të vish të më vlerësosh.  Kjo është njësoj sikur të vijë dikush të vlerësojë punën ty si gazetare dhe ndërkohë që bën pastrimin e xhamave. /BLitz.al/

Share