Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani “thyen rregullat”, uron Kurban Bajramin në një mënyrë tjetër

Arbër Çepani “thyen rregullat”, uron Kurban Bajramin në një mënyrë tjetër
September 12
15:33 2016

Aktivisti Arbër Çepani njihet për mbrojtjen ndaj kafshëve dhe mundohet që shpesh, me anë të postimeve në rrjete sociale, të sensibilizojë edhe ndjekësit e tij për t’u kthyer në vegjetarianë apo veganë.

Duke qenë se për festën e sotme të Kurban Bajramit, tradita është që të theren bagëti për të konsumuar në drekat familjare, Arbër Çepani ka vendosur të tregojë pjatën e tij të festës, e cila nuk është e përbërë nga ndonjë ushqim me bazë mishin.

“Meqë më është mbushur Facebook me foto gjallesash të therura dhe të rrjepura me krenari, sikur të ishte festa e Shën Kasapit dhe jo e Bajramit, po ju përshëndes me një gatim të bekuar nga Perëndia për këtë ditë speciale: qiqra, qepë, speca, vaj soje, gjalpë kikiriku, arra Indie, qumësht bajameje. Zoti na do më shumë kur nuk vrasim në emër të tij. Paqe, mirësi dhe begati për të gjithë ju në këtë ditë feste!” – ka përfundruar Çepani urimin e tij.

Ndërkohë që ai ka sqaruar me anë të komenteve se nuk ka asgjë kundër riteve të fesë myslimane, pasi ka reaguar njësoj edhe në festat e krishtera kur është therur bagëti në mënyrë që të festohet. /Blitz.al/

arber-cepani

Komento
Shperndaje