Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Arbër Çepani pranon se është në një lidhje por vazhdon ende të flasë me ish-të dashurat!

Arbër Çepani pranon se është në një lidhje por vazhdon ende të flasë me ish-të dashurat!
November 21
12:00 2019

 

Vetëm pak ditë më parë Agjenti 00Thumb tregoi në “ThumbON” se Arbër Çepani është duke jetuar një lidhje dashurie të re, është tepër i dahsuruar pas vajzës që ka në krah e ndoshta shumë shpejt mund të kemi edhe një dasmë në horizont. Kjo tregon se gjërat janë shumë serioze me lidhjen e re të Arbrit.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone” ai ka pranuar se është në një lidhje dhe pse nuk zbuloi emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Një detaj interesant i rrëfyer nga Arbri është se pavarësisht statusit aktual dhe vajzës që ka në krah ai ruan kontakte me ish-të dashurat e tij, të cilat aktualisht i konsideron mikesha.

“Për të qenë i sinqertë kamë kontakte të mira me gjithë personat që kam pasur lidhje. Sepse në fund të fundit ke kaluar diçka, një moment. Ruaj marrëdhënie miqësore. Por ka nevojë për etikë në këtë mes, për personin që ke në krah.  Kur je single e shoh pas asnjë lloj problemi të kem miqësi me ish të dashurat. Kur je i lidhur prapë nuk e shoh problem por duhet të ruash disa norma etike, elegance që personin që ke në krah të mos e bësh të ndihet e pavlerësuar.”,- ka rrëfyer Arbri. 

Epo jo vetëm jashtë dëgjojmë për histori të tilla, Arbri është aq gentleman sa të mbajë marrëdhënie të mira edhe me ish-partneret./Blitz.al/ 

Share