Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani: “Nëse do ta kuptonim se kush vret kafshë mund të vrasë edhe njerëz, fëmija do të ishte gjallë”

Arbër Çepani: “Nëse do ta kuptonim se kush vret kafshë mund të vrasë edhe njerëz, fëmija do të ishte gjallë”
August 18
14:00 2016

Pa frikë mund të themi se ngjarja horror e ndodhur në Palasë ditën e djeshme është një nga ngjarjet më të shëmtuara e më të frikshme që kanë ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Mediat kanë arritur të zbulojnë jo vetëm detajet e asaj ç’ka ndodhi dje, por edhe të shkuarën e autorit, Jorgo Zani dhe, sipas tyre, Zani kishte pasur vazhdimisht probleme me banorët dhe vriste kafshë të ndryshme e më pas i konsumonte ato.

Pikërisht për këtë gjë, Arbër Çepani ka shkruar një status ku thotë: “Njerëzit, shikojini se si sillen me kafshët për të kuptuar se çfarë do t’i bëjnë një ditë njeriut. Ky mortja në foto [Jorgo Zani], përpara se t’i priste kokën kushëririt të tij 12-vjeçar në Palasë dhe të shëtiste me trupin e tij të copëtuar nëpër fshat, kishte si hobi therjen e qenve të fshatit dhe torturimin e tyre! Për aq kohë sa ishin thjesht kafshë askush nuk mori masa serioze për ta ndaluar atë… Se mund të therësh një qen, por mund të jesh njeri i mirë me njerëzit…”.

Ai e ka mbyllur statusin e tij duke thënë se nëse do të kuptonim se ai që dhunon kafshët në mënyra mizore, një ditë do ta kalojë dhunën te njerëzit, atëherë fëmija 12-vjeçar do të ishte gjallë.

 

 

 

Shperndaje