Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani në protestë para parlamentit: Ne duam Shqipërinë, ata s’duan as fëmijët e tyre!

Arbër Çepani në protestë para parlamentit: Ne duam Shqipërinë, ata s’duan as fëmijët e tyre!
September 22
17:43 2016

Ditët e fundit është hapur një debat për një sasi mbeturinash që do të importohen në Shqipëri. Ky vendim nuk u ka pëlqyer aspak njerëzve, të cilët kanë reaguar menjëherë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Arbër Çepani, i cili me shumë njerëz të tjerë ka dalë sot përpara parlamentit për të protestuar.

Më pas ai ka shpërndarë në Facebook një foto gjatë protestës në të cilën shkruan:

“Ne duam Shqipërinë, ata s’duan as fëmijët e tyre! Ne duam Shqipërinë turistike, ata duan Shqipërinë kazan plehrash! Ne duam të riciklojmë ëndrra, ata duan të riciklojnë mbeturina! Ne duam të thithim ajër, ata duan të thithin mall! Përballë parlamentit, kazanit më të madh të plehrave në Shqipëri, për të eksportuar plehrat duke filluar nga këtu”

Arbri gjithmonë ka qenë “zëri kryesor” i protestave për të pasur një Shqipëri më të mirë./Blitz.al/

arber-cepani

Shperndaje