Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani: Merrni flamuj, shaje e kapele të presim Luiza Gegën!

Arbër Çepani: Merrni flamuj, shaje e kapele të presim Luiza Gegën!
July 11
16:49 2016

Krahas komenteve festive dhe atyre të urimit për atleten Luiza Gega, e cila arriti të merrte Medaljen e Argjendtë në Kampionatin Europian të Atletikës për garën e 3000 metrave, kanë qenë të shumta dhe polemikat përsa i përket vëmendjes apo shpërblimeve ndaj saj, duke i krahasuar me pritjen që ju bë Kombëtares së futbollit, pak javë më parë.

Një ndër personat më ‘aktivë’ në këtë çështje ka qenë aktivisti Arbër Çepani, i cili nëpërmjet profilit të tij në Facebook është shprehur për kushtet e papërshtatshme në të cilat Luiza është stërvitur, për shpenzimet që i paguhen nga trajneri i saj dhe për politikanët “rockstar” (siç i quan ai) të cilët duan të duken në televizor vetëm aty ku ka show!

Më tej, në një tjetër postim Arbri i bën thirrje ndjekësve të tij dhe jo vetëm, që të shkojnë në aeroport për të pritur nënkampionen e Europës, ashtu siç ajo e meriton.

“Luiza Gega, nënkampionia shqiptare e Europës në atletikë, sot në orën 23:15 vjen në aeroport. Tre vende në makinë i kam bosh, merrni flamuj, shalla dhe kapele e hajde e presim siç duhet këtë kampione!”

Një thirrje kjo, që me siguri meriton të dëgjohet kudo në Shqipëri, në mënyrë që një personazh si Luiza Gega të marrë gjithë ngrohtësinë që meriton!

Luiza Gega

Etiketimet
Shperndaje