Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani: “Jam bërë biznesmen i fuqishëm!”

Arbër Çepani: “Jam bërë biznesmen i fuqishëm!”
June 02
22:20 2016

Arbër Çepani prej kohësh është një aktivist i shoqërisë civile dhe u është bashkuar shumë kauzave, të cilat e prekin atë personalisht si dhe bashkëjetesën në komunitet. Siç edhe dihet nga shumica e njerëzve, Arbri drejton prej disa vitesh një biznes të tijin privat, një kafe-bar. Jo rrallë herë ai i drejton qeverisë dhe përfaqësuesve të politikave fiskale të vendit statuse në llogarinë e tij në Facebook duke u shprehur jo vetëm strikt për ato çka ai i quan padrejtësi ndaj biznesit privat, por edhe shumë herë bën thirrje për miqtë e tij që të reagojnë për të tilla raste.

Vetëm para pak orësh, Arbri ka publikuar një tjetër status ku duket tejet i revoltuar ndaj institucionit të tatimeve, që sipas tij e kanë kaluar biznesin e tij nga një biznes i vogël në biznes të madh vetëm duke supozuar se aktiviteti privat i Arbrit do ta kalojë xhiron prej 8 milionë lekë të reja, aq sa është kuota për t’u zhvendosur sipas rregullores në biznes të madh.

Duke mbyllur fjalën e tij, Arbri ka thënë se meqenëse ai ka 7 punonjës dhe biznesit të vogël i lejohen deri në 6 të punësuar, ai do të detyrohet të largojë njërin prej tyre nga puna në mënyrë që të mos kalojë në biznes të madh, që ka taksa të papërballueshme.

“Të paça, o shtet!” – ka përfunduar Arbri ndërkohë që  miq dhe simpatizantë të tij e kanë mbështetur nëpërmjet komenteve.

Më poshtë ndiqni të plotë reagimin e Arbrit:

Arbër Çepani - Facebook

Arbër Çepani - Facebook
Picture 1 of 1

 

Komento
Shperndaje