Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani thotë se po feston ditëlindjen më të bukur dhe ka të drejtë

Arbana Osmani thotë se po feston ditëlindjen më të bukur dhe ka të drejtë
May 07
15:34 2017

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, duket se e ka festuar ditëlindjen e saj gati-gati në transmetim duke qenë se puntata e djeshme e “Big Brother” ka qenë tejet e ngarkuar me ngjarje dhe e gjatë në kohë.

Por sigurisht, sot në drekë Arbana ka pasur mundësi ta festojë ditëlindjen e saj të 34-t pranë familjes dhe njerëzve më të afërt. Teksa ka postuar një foto me të birin Jon pranë tortës, Arbana u ka treguar ndjekësve në Instagram se kjo është ditëlindja më e bukur.

Në fakt, ajo ka të drejtë sepse ky vit e ka gjetur në veten e saj më të mirë si profesionalisht ashtu edhe në sferën personale, ku Joni i vogël ia zbukuron padyshim jetën duke u dhënë kuptim përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të qenë një nga personazhet me të dashura e më të mira shqiptare! Gëzuar Arbana nga Blitz.al!

 

Komento
Shperndaje