Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani takon presidentin Nishani. Ja kë do të bëjnë të lumtur…

Arbana Osmani takon presidentin Nishani. Ja kë do të bëjnë të lumtur…
November 08
15:01 2016

Një tjetër puntatë shumë të bukur pritet të shohim këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Programi “Dua të të bëj të lumtur” i moderatores Arbana Osmani do të lumturojë një tjetër personazh që ka pranuar të jetë pjesë e këtij emisioni.

Moderatorja e dashur ka postuar pak minuta më parë një fotografi krah Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, ku shkruan se të dy janë bërë bashkë për një tjetër histori të jashtëzakonshme.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” duket se ka rikthyer fuqishëm Osmanin në ekran, pasi historitë njerëzore të prezantuara në të janë mirëpritur menjëherë nga publiku shqiptar./Blitz.al

Komento
Shperndaje