Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani për këngëtaren shqiptare: “Jam shumë krenare për ty. Të dua!”

July 09
09:36 2016

Moderatorja Arbana Osmani e përdor profilin e saj në Instagram më së shumti për të ndarë fotografi nga eksperiencat profesionale, gatimet që ajo bën dhe sigurisht momente që ndan me miqtë e ngushtë; por rrallë herë kemi vënë re që ajo të postojë mendime të sajat mbi artistë shqiptarë. Por duket se Arbana e ka “thyer” këtë pasi, pak pas mesnate, ajo ka preferuar të ndajë me gjithë ndjekësit e saj një ndjesi të vetën përsa i përket këngëtares që po korr sukses të madh me këngën e saj “Bon Bon”, Era Istrefi-t.

“Gjatë këtij muaji më ka rastisur ta dëgjoj Bon Bon tek një superclub në Greqi, në një fashion departament store në Romë, në aeroportin e Mynihut dhe në një radio rrugës nga Parisi në aeroport. I’m so proud of you (jam shumë krenare për ty) @strefie. Love you (Të dua)”

Ndërkaq ajo e ka shkruar këtë diçiturë poshtë një fotografie ku moderatorja ka puthur në faqe Erën. Siç duket edhe këngëtarja është ndjerë mirë nga ky koment i Arbana Osmanit dhe nuk ka ngurruar ti kthejë përgjigje. “Awww I love you my favorite tv host” (Awww, të dua shumë moderatorja ime e preferuar) – ka shkruar Era Istrefi.

 

Shperndaje