Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu përdorin të njëjtën strategji për të falenderuar të ftuarit e tyre!

Arbana Osmani dhe Alketa Vejsiu përdorin të njëjtën strategji për të falenderuar të ftuarit e tyre!
March 14
14:43 2019

“Dua të të bëj të lumtur” dhe “Në kurthin e Piter Pan” janë dy emisione të ndryshme në televizione të ndryshme, me prezantuese të ndryshme, por duket se mes tyre paska një pikë të përbashkët.

Bëhet fjalë pikërisht për mënyrën sesi Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani kanë zgjedhur të falenderojnë të ftuarit e tyre pas pjesëmarrjeve në emision.

Bieta Sulo ka qenë e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” këtë fundjavë dhe ka publikuar në Instagram një foto të një buqete me lule të cilën ja ka dhuruar Arbana në formë falenderimi.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Alketa, e cila pasi ka patur në studion e “Në kurthin e Piter Pan” Amarda Toskën, i ka dërguar një buqetë me lule.

Kjo ndoshta është një rastësi, por mund të themi se është një gjest mjaft i bukur falenderues./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje