Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbana Osmani bëhet gati për të nisur emisionin por Ermal Mamaqit nuk mund t’i shpëtojë një koment pikant

Arbana Osmani bëhet gati për të nisur emisionin por Ermal Mamaqit nuk mund t’i shpëtojë një koment pikant
January 13
10:28 2018

Është bërë tashmë traditë që Ermal Mamaqi të postojë komente tek të gjithë moderatorët që i ka konkurrentë në të njëjtën fashë orari me “Xing me Ermalin” tek Top Channel.

E nisi me Arbanën të bëj humor nëpër komente, vazhdoi me Luanën që është aktualisht moderatorja e të shtunës mbrëma në Top Channel e duke qenë se shumë shpejt do të jetë sërish Arbana me “Dua të të bëj të lumtur” të shtunave duke filluar nga shkurti, Ermali ka “thumbuar” sërish.

Teksa Arbana ka postuar një foto nga zyrat e Top Channel duke shkruar: “Gjëra të mira po vijnë”, Ermali ia ka kthyer: “Për hajër mi goc, prapë e?” – duke e ngacmuar kështu që sërish ajo do të ketë një emision që do të konkurrojë me “Xing me Ermalin”.

Arbana ende nuk ka kthyer një përgjigje edhe pse ndjekësit e Instagramit vazhdojnë t’ja kërkojnë një të tillë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje