Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple kërkon të blejë “Jay Z”-në për 100 milionë $

Apple kërkon të blejë “Jay Z”-në për 100 milionë $
July 01
19:47 2016

Apple është një nga konkurrentët më të fuqishëm në tregun muzikor, bashkë me Spotify, Pandora dhe së fundmi Tidal.

Sipas burimeve brenda Apple, kjo e fundit është në bisedime për të blerë shërbimin transmetues Tidal, të udhëhequr nga reperi Jay Z, me një shifër prej 100 milionë $.

Me një pagesë prej 19.99$ në muaj për muzikë të një cilësie të lartë apo për 9.99$ në muaj për një shërbim standard, Tidal ka arritur të tërheqë rreth 4.2 milionë ndjekës të rregullt rreth vetes duke u bërë një nga konkurrentët më të fuqishëm të Itunes, kjo edhe falë artistëve me emër që kanë publikuar projektet e tyre vetëm në Tidal, si Prince, Beyonce, Kayne West, Rihanna etj.

Akoma nuk është marrë ndonjë prononcim nga Tidal apo përfaqësues të Jay Z-së, prandaj na duhet të presim për zhvillime të tjera, edhe pse jemi paksa skeptikë për çmimin e ofruar. Beyonce dhe Jay Z mund të bëjnë 100 milionë $ vetëm me një turne.

Etiketimet
Shperndaje