Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anxhelina në fokusin e fotografit të VIP-ave në Hollywood

August 26
15:08 2016

...

Të gjithë e njohim si këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, megjithatë ajo i është përkushtuar së tepërmi modelingut jashtë vendit, në SHBA ku dhe banon prej kohësh. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka postuar një foto të së bijës në Instagram ku Anxhelina shfaqet tejet seksi dhe sensuale.

Ajo që duhet theksuar është se këngëtarja është fotografuar nga Brendan Forbes, një nga fotografët më të njohur që bashkëpunon me emrat të famshëm të showbizzit të huaj. Forbes ka fotografuar personazhe si Pia Mia, Cassie, Amber Rose , Alicia Keys, Kourtney Kardashian e shumë të tjerë.  Edhe pse në fazat e para duhet thënë se Anxhelina ka arritur të bashkëpunojë me njerëzit e duhur. Ne i urojmë shumë suksese! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje