Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anxhelina dhe Oni sërish bashkë?

Anxhelina dhe Oni sërish bashkë?
April 19
10:22 2016

Shpesh ndodh që informacionet rreth personazheve të showbiz-it të mos merren drejtpërdrejt nga personat, por nga postimet në rrjetet sociale.
A janë këto postime sinjale që u jepen ndjekësve për t’u treguar diçka?
Këtë nuk mund ta themi, ama një gjë e tillë ka ndodhur edhe me dyshen Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu, në adresat e tyre në “Snapchat”.

Këngëtarja bukuroshe, e bija e Albërie Hadërgjonajt, ka hedhur këtë foto në adresën e saj, nga një hotel në Beverly Hills.

IMG-20160419-WA0008

 

Në të njëjtën kohë, një postim i ngjashëm vjen edhe nga futbollisti Fatmir Hysenbelliu apo siç e njohin të gjithë, Oni!

IMG-20160419-WA0007

 

Marrëdhënia e dy të rinjve njihej prej disa kohësh, ama buja që u bë për një lidhje të mundshme të Onit me Anxhela Martinin bëri që të përhapej lajmi për një ndarje të të dyve.

Por sot, ndryshe nga ç’mendonin shumë ndjekës të të rinjve,  fotot e postuara nga i njëjti vend dëshmojnë se ata janë rikthyer bashkë. Këtë gjë e shpjegon edhe nisja e futbollistit drejt Beverly Hills të SHBA-ve para pak kohësh, aty ku jeton Anxhelina.

Asnjëri prej tyre  nuk është shprehur rreth lidhjes, po ashtu për ndarjen nuk janë shprehur në asnjë moment. Por falë rrjeteve sociale, Blitz.al zbulon se dashuria mes të dyve ka rilindur, me shpresën që këtë herë Fatmiri të mos ndërrojë “uniformë”, ashtu siç jemi mësuar ta shohim nëpër gazeta.

Etiketimet
Shperndaje