Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Anxhela Peristeri shfaqet krah këngëtarit të famshëm grek dhe të gjithë e pyesin për bashkëpunimin mes tyre

Anxhela Peristeri shfaqet krah këngëtarit të famshëm grek dhe të gjithë e pyesin për bashkëpunimin mes tyre
August 14
10:40 2019

Nëse ka një këngëtare që “bën namin” kudo që performon dhe që di ta këndojë perfekt muzikën greke ajo është Anxhela Peristeri. Për të gjithë ata që kanë dëshirë të dëgjojnë jo vetëm muzikë shqip por edhe atë greke gjithnjë Anxhela ka qenë alternativa më e mirë, kjo për shkak se jetesa prej vitesh në Greqi ka bërë që ajo ta njohi mirë muzikën e fqinjvve tanë.

Së fundmi ajo ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah një prej këngëtarëve më të famshëm dhe më të pëlqyer në shetin grek, Giannis Ploutarxos.

Ploutarxos është ndër artistët më të vlerësuar dhe më të  klikuar në Greqi. Baladat e tij janë ndër më të pëlkqyerat kjo për shkak se zëri i tij konsiderohet i vgeçantë dhe shumë lehtë i identifikueshëm në morinë e artistëve të tjerë. ” Ah koritsi mou”, “Se thelo”, “Giati exo esena” , “Liberta” , Se exo Anagki” e shumë të tjera janë disa nga këngët më të njohura të tij.

Menjëherë pasi Anxhela ka publikuar foton fansat e kanë komplimentuar dhe kanë nisur ta pyesin se kur do të dalë bashkëpunimi i tyre. Duke e ngritur si një hipotezë komentuesit shfaqeshin të entuziasmuar nga fakti që  Anxhela mund të bashkëpunoj me një artist kaq të famshëm. Vetë këngëtarja nuk i ka shuar dyshimet, as e pohuar por as e ka mohuar kvtë gjë. Ndaj le të themi se ndoshta ky bashkëpunim mund të bëhet realitet. /Blitz.al/

 

Share