Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anxhela Peristeri rrëfen në “Thumb”: Mami më thotë të gjej burrë se më iku mosha

Anxhela Peristeri rrëfen në “Thumb”: Mami më thotë të gjej burrë se më iku mosha
September 17
20:22 2016

E ftuara e radhës në rubrikën “Ça ka t’re?” të emisionit “Thumb”, me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, ka qenë Anxhela Peristeri.

Përveç detajeve mbi projektet më të reja me të cilat ajo është duke punuar, Anxhela ka rrëfyer edhe disa detaje nga jeta e saj private, rreth marrëdhënies së saj me të ëmën. Duke qenë se nuk është bërë publike ndonjë lidhje dashurie e Anxhelës, ajo është pyetur nëse nëna e saj i thotë ndonjëherë të gjejë burrë se i iku mosha.

“Mami më thotë shpesh të gjej burrë se më iku mosha, por unë mendoj se jam akoma shumë e re”,- është shprehur këngëtarja.

Së shpejti Anxhela do të publikojë klipin e saj të ri me titull “Afër meje”. /Blitz.al/

Shperndaje