Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anulohet filmi i De Niros. Aktori: “Është personale, kam një fëmijë autik”

Anulohet filmi i De Niros.  Aktori: “Është personale, kam një fëmijë autik”
March 30
19:08 2016

Robert De Niro thotë se festivali i filmit” Tribeca” po shfaq një dokumentar të realizuar nga një mjek vetëm për të siguruar një bisedë rreth çështjes së autizmi. Por ka pasur kundërshtime për shfaqjen e këtij filmi-dokumentar.

Disa shkencëtarë kanë hedhur poshtë hipotezat se autizmi zhvillohet nga vaksinimi dhe thonë se me këto ide ata janë duke rrezikuar fëmijët e tyre duke mos i vaksinuar.

Robert  De Niro, i cili ka qenë pjesë e këtij filmi, thotë në një deklaratë se të gjitha çështjet që lidhen me autizmin diskutohen dhe shqyrtohen në mënyrë të hapur.  De Niro ka kërkuar që ky film të shfaqet në “Tribeca” pasi për të kjo temë është shumë personale. Ai është kundër vaksinimit. De Niro ka një fëmijë autik  dhe aktori mendon se i është shkaktuar nga vaksinimi.

Gjithsesi, edhe pse pati mjaft debate për këtë temë nga të dyja palët, u vendos që filmi mos të shfaqet në festivalin “Tribeca”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje