Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anulohet ardhja e Rita Orës për koncertin e 17 shkurtit, qeveria: “Nuk i kishim 300 mijë euro!”

Anulohet ardhja e Rita Orës për koncertin e 17 shkurtit, qeveria: “Nuk i kishim 300 mijë euro!”
February 12
17:30 2018

Një nga lajmet më të bukur që ka qarkulluar ditëve të fundit në të gjithë mediat ka qenë pikërisht ardhja e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora në Prishtinë për koncertin e madh që do të mbahet në 17 shkurt ku do të festohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Në media madje u tha se këngëtarja Rita Ora nuk kishte kërkuar asnjë pagesë për koncertin që do të mbajë duke ua fituar edhe më shumë zemrën shqiptarëve me këtë vendim.

E ku gjithçka duket se ishte gati, gazeta ‘Blic’ tregon se në fakt koncerti është anulluar pasi ka shumë shpenzime për pajisje teknike dhe koordinim që Rita Ora të mbajë një koncert të standarteve të saj. Sipas qeverisë kosovare, shifra për përgatitjet e koncertit shkon rreth 300 mijë euro, të cilat nuk janë të mundura për buxhetin që është menduar për këtë festë.

Sipas ‘Blic’, kjo është edhe arsyeja se pse ftesa e Rita Orës është anuluar. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

Shperndaje