Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anullohet sërish nisja e “E diell”, çfarë po ndodh me programin?

Anullohet sërish nisja e “E diell”, çfarë po ndodh me programin?
January 14
14:21 2019

Ndërkohë që të gjjthë prisnim që në fund të janarit të niste transmetimi i “E diell” në Top Channel, duket se nuk programi nuk do të fillojë as këtë herë.

Lajmi fillimisht u bë i ditur nga “Prive.al” ku thuhej se programi do të nistë transmetimin në muajin shkurt dhe shkak për të thuhej se ishte bërë paqartësia e temave që do të trajtoheshin, si dhe rubrikat që do të prezantoheshin nga emrat e përfshirë në moderim.

Gjithashtu, mendohet se në fakt ka ndryshuar edhe kohëzgjatja e emisionit dhe nga një program maratonë me orar të zgjatur, si dikur, por është reduktuar në 2 orë e gjysmë transmetim nga ora  deri në 15:40 deri më 18:00.

Por pak më parë Fjoralba Ponari ka pohuar për Anabel.al se në fakt është e vërtetë që programi nuk do të nisë të dielën e 27 janarit, sikurse ishte lajmëruar nga ajo më parë në një njoftim në “InstaStory”. “E diell” nis transmetimin më 3 shkurt dhe arsyeja për këtë nuk është paqartësia e rubrikave dhe temave  por siç thotë prezantuesja:“Skenografia është ajo që mund të na detyrojë të startojmë në 3 shkurt”.

Ndërkohë, sa i përket orarit të transmetimit, Fjoralba preferoi të mos jepte detaje.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje