Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Anulim loje!” Katy Perry dhe Orlando Bloom pësojnë një krisje në lidhjen e tyre

“Anulim loje!” Katy Perry dhe Orlando Bloom pësojnë një krisje në lidhjen e tyre
March 01
08:24 2017

Edhe pse të dy yjet u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrin në festën pas “Oscar”, pas kësaj dite ata nuk janë parë më të qëndrojnë me njëri-tjetrin dhe burime pranë “People” tregojnë se kjo ka qenë një zgjedhje e çiftit për të respektuar pak hapësirën e njëri-tjetrit.

“Katy dhe Orlando nuk qëndruan shumë bashkë as në festë. Ata shkrepën fotografitë e rastit dhe kaq, pastaj qëndruan të ndarë”, – ka thënë një burim tjetër.

Në fakt, e gjithë kjo duket disi e çuditshme pasi të dy ishin afruar shumë me njëri-tjetrin dhe kanë bërë edhe sakrifica për lidhjen e tyre, duke lënë disi pas dore obligimet profesionale. Ata filluan të dalin publikisht me njëri-tjetrin në janar të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe është hera e parë që diskutohet një ndarje. /Blitz.al/

Share