Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anne Hathaway: Pas lindjes së djalit kam më shumë vetëbesim

Anne Hathaway: Pas lindjes së djalit kam më shumë vetëbesim
May 25
10:04 2016

Aktorja Anne Hathaway nuk hyn në kategorinë e nënave të reja të fiksuara pas fazës pas-lindje.

Në një intervistë të dhënë në “The Ellen DeGeneres Show”, Anne, e cila vetëm para 8 javësh lindi djalin e saj Jonathan, ka folur për kthimin në palestër dhe për faktin se tashmë ka më shumë vetëbesim.

“Hyj në palestë, e mendoj: Dakord, po stërvitem me pesha shumë të lehta, ama sapo kam nxjerrë një bebe nga trupi im, kështu që ndihem mirë! Nuk më intereson se si dukem, ndihem shkëlqyeshëm”, – shprehet aktorja, teksa tregon se para pak muajsh një situatë e tillë do ta vinte në siklet.

 

Etiketimet
Shperndaje