Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anne Hathaway: Mos u turpëroni, trupi pas lindjes së fëmijës është bekim!

Anne Hathaway: Mos u turpëroni, trupi pas lindjes së fëmijës është bekim!
August 09
20:40 2016

Anne Hathaway në muajin prill u bë nënë e një djali. Që nga lindja e fëmijës aktorja nuk ka nxituar të arrijë formën e saj trupore para shtatzënisë. Ajo ka një perceptim më pozitiv për trupin e saj, ndryshe nga shumica e grave sot.  Anne ka ndarë me fansat e saj të Instagram-it një foto të një palë xhinseve të cilat ajo u ka prerë pjesën e poshtme të këmbëve duke i kthyer në të shkurtra pasi nuk i bënin më. Bashkangjitur fotos ajo ka shkruar një mesazh të fuqishëm dhe kuptimplotë drejtuar të gjitha femrave.

“Nuk duhet të kemi turp nëse fitojmë peshë gjatë shtatzënisë apo edhe pas saj. Nëse doni mund ta humbni peshën, por nuk duhet të keni turp. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar edhe nëse i pret një palë pantallona sepse këtë verë nuk të bëjnë më te kofshët. Trupi ndryshon, rritet, tkurret. E gjithë kjo është dashuri dhe mos lini askënd t’ju thotë të kundërtën. Dashuroni  atë çfarë keni dhënë”.

Më herët aktorja ka rrëfyer se pas lindjes u takua me një instruktor fitnesi, i cili e tmerroi duke i thënë se duhej të humbte në peshë sa më shpejt, para se ta uronte për fëmijën që sapo kishte sjellë në jetë.  Hathaway rrëfeu se ka qarë shumë atë moment, pasi u turpërua me trupin e saj dhe në fund  nuk e mori mundimin të shkonte në palestër. Pas 4 muajsh nga lindja ajo kuptoi se trupi pas lindjes së fëmijës është bekim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje