Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anne Hathaway, Julie Andrews dhe Garry Marshall bëhen gati për “Ditari i Princeshës 3”?

Anne Hathaway, Julie Andrews dhe Garry Marshall bëhen gati për “Ditari i Princeshës 3”?
April 29
11:23 2016

Vetëm muajin e kaluar, Garry Marshall deklaroi se ai dhe Anne Hathaway kanë në plan të ndërmarrin iniciativën e vazhdimit të filmit “Ditari i Princeshës”, sepse ky film ishte dhe oguri i mirë për Hathaway, e cila që prej atij momenti suksesi nuk pati të ndalur në kërkesat e vazhdueshme për të qenë aktore në filmat e Hollivudit. Duhet theksuar se ky film u prodhua nga kompania “Disney” në vitin 2001 për “Ditari i Princeshës 1” dhe në 2004-n për “Ditari i Princeshës 2”.

“Ne e kemi pëlqyer gjithnjë idenë e vazhdimit të këtij filmi, por vitet e fundit axhenda jonë ka qenë vërtet e ngarkuar, ndaj dhe nuk kemi pasur mundësi të ulemi e ta flasim seriozisht, pavarësisht se e kemi dashur vërtet”, – ka thënë Marshall.

Por një ditë, pasi gjërat ishin lënë thjesht plane në letër dhe nuk kishte as ndonjë prononcim nga ana e “Disney”, Anne Hathaway shkoi në zyrën e Garry Marshall me një laptop në dorë dhe pasi e vendosi në tavolinë, Marshall kuptoi që në një linjë direkte në Skype qëndronte Julie Andrews. “Ishte e papritur për mua, që Anne e bëri më në fund të mundur një takim mes nesh për të folur mbi filmin, gjithçka nisi shumë miqësisht. Nga ana tjetër e ekranit vëreja Andrews, e cila e kishte marrë shumë seriozisht “takimin” duke u veshur mjaft mirë. Që në fillim i thashë: “Shumë e mirë era e parfumit”. Pas të qeshurave ajo m’u përgjigj: “Ti më njeh shumë mirë, hajde ta realizojmë filmin e tretë”.

Nëse do të ketë një përgjigje pozitive nga “Disney”, filmi do të realizohet. Marshall ende nuk është i sigurt në mund të luajë rolin e tij, sepse tanimë ai është 81 vjeç, por ai vetë ka thënë se do të jetë pjesë e filmit në një mënyrë apo tjetër, sepse e ndjen shumë pranë zemrës realizimin e tij.

Tani mbetet vetëm për t’u parë nëse gjithçka do të kthehet në realitet dhe ne të kemi mundësinë t’i shikojmë edhe njëherë këta aktorë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje