Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anne Hathaway: “Duket sikur do të vdesësh nga turpi apo talljet, por jo! Jeta vazhdon!”

Anne Hathaway: “Duket sikur do të vdesësh nga turpi apo talljet, por jo! Jeta vazhdon!”
October 22
11:06 2016

Pas fushatës publicitare të “Oscar 2013”, për rolin e saj në “Les Miserables”, Anne Hathaway u përball me një valë urrejtjeje në internet. Dhe e gjitha sepse Anne guxoi të fitonte pak më shumë para me rolin e tij.

Pavarësisht kësaj, Hathaway arriti të fitonte statujën e artë të “Best Supporting Actress” për rolin e prostitutës Fantine. E tani ajo po përpiqet të rikthehet me projektet e ardhshme, si “Colossal” dhe “Ocean’s 8”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Guardian”, Anne Hathaway ka rrëfyer për periudhën kohore gjatë “valës së urrejtjes”  dhe ka treguar se gjatë fjalimit “It came true” mbante një buzëqeshje false në fytyrë dhe nuk ishte fare e lumtur.

“U ndjeva e papërshtatshme. Më iku truri gjatë kohës kur po xhiroja atë film dhe akoma nuk e kam marrë veten plotësisht. E më pas u ngjita në skenë duke treguar se ndieja diçka që në të vërtetë nuk e ndieja, gjë që është mjaft e komplikuar”, – ka treguar ajo për “The Guardian”.

“Është një gjë që nuk ka nevojë për pyetje: ti fiton një “Oscar” dhe je personi më i lumtur. Por jo! Unë nuk u ndjeva ashtu. Ndihesha shumë keq sepse vetë fustani im kushtonte më shumë se disa njerëz mund të shohin në jetën e tyre. Më vriste kjo gjë, por  mbijetova. Duket sikur do të vdesësh nga turpi, por jo, jeta vazhdon”, – ka përfunduar Anne.

Hathaway është padyshim një nga aktoret më të mira në Hollywood, kështu që do të ishte një gjë shumë e mirë që ajo të rikthehej me projekte të reja. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje