Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ankoheni për videoklipet se kanë përmbajtje erotike? Florjan Binaj ka zgjidhjen e duhur

Ankoheni për videoklipet se kanë përmbajtje erotike? Florjan Binaj ka zgjidhjen e duhur
July 21
20:33 2017

 

Zhvillimi teknologjik ka sjellë goxha ndryshime pozitive në shoqëri, ashtu si edhe ndryshime negative. Ajo që na prek të gjithëve padyshim është përmbajtja eksplicite, e papërshtatshme dhe e pakontrolluar që gjendet në internet.

Ama, shumë nga videoklipet e këngëtarëve shqiptarë dhe të huaj janë cilësuar shpesh si të papërshtatshme për publikun, sidomos për fëmijët për shkak të imazheve e skenave “+18”.

Një “zgjidhje” për këtë na e jep aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, i cili ka shpërndarë në Instagram një status ku shkruan: “Mjafton të vendosësh filtrin prindëror në Youtube në celular dhe nuk të hapet asnjë video e ‘këngëtarëve/eve’ të sotshëm sepse cilësohet si imazh me përmbajtje të dhunshme dhe seksuale”.

Pra, mjafton të ndizni këtë opsion dhe “voilaaa”…, por jemi kuriozë të dimë cilat nga videoklipet shqiptare do të ndalohen nga ky opsion? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje