Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Shahini dashuron një “të dytë”… me lejen e bashkëshortit

Anjeza Shahini dashuron një “të dytë”… me lejen e bashkëshortit
June 27
10:48 2016

Ajo prej kohësh nuk është më aktive si dikurm të paktën jo në ekran, ama nuk mund të themi të njëjtën gjë për në rrjetet sociale.

Këngëtarja Anjzeza Shahini, e cila tashmë jeton me bashkëshortin e  saj në Angli, para pak orësh ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet Chris Martin, vokalisti i grupit britanik të ‘rock’-ut, ‘Coldplay’, gjatë interpretimit të një kënge në nder të grupit “Viola Beach”, anëtarët e të cilit kanë humbur jetën në një aksident.

Por ajo që është më interesantja nga postimi i Anjezës, është ajo ç’ka ka shkruar në fund:

“Burri më lejon që gjithmonë  ta dashuroj Chris Martin-in!”

E pra, nuk heziton aspak këngëtarja të rrëfejë se bashkëshorti i saj “e lejon” të dashurojë edhe dikë tjetër veç tij; në këtë rast vokalistin e “Coldplay”. Artistikisht, sigurisht…

Etiketimet
Shperndaje