Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Maja: “Fustani im i vjetër në Met Gala 2016”

May 04
19:53 2016

Shpeshherë është folur për modën e dikurshme që është duke u kthyer përsëri dhe që po pushton shtëpitë e modës.

Anjeza Maja ka postuar një foto në Instagram ku duket ajo në vitin 2001 dhe Karlie Klos në “Met Gala 2016” me një fustan përafërsisht të njëjtë. Ajo shkruan: “Po kthehet moda. Nuk kanë faj mamatë që na thonë të ruajmë rrobat”.

Mesa duket, edhe Anjeza paska marrë këshilla nga nëna e saj se rrobat që ka një ditë do t’i duhen përsëri.  Por çfarë na bëri përshtypje është se fansat kanë komplimentuar bukuroshen për look-un e saj, por nuk kanë thënë asgjë për ngjashmërinë e fustaneve. Gjithsesi, të dyja bukuroshet duken në super formë me “të njëjtin” fustan.

Anjeza Maja

Etiketimet
Shperndaje