Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angeline Jolie, tashmë si profesoreshë

Angeline Jolie, tashmë si  profesoreshë
August 06
15:37 2016

Studentët e Universitetit të Georgetown do të kenë  fatin të ndjekin në leksione Angeline Jolie.

Siç bëjnë të ditur HollywoodLife.com dhe US Weekly, Jolie sapo ka firmosur marrëveshjen me drejtuesit e universitetit dhe këtë vjeshtë  aktorja amerikane do të fillojë të ndajë me studentët njohuritë e saj.

Melanne Verveer, drejtoresha ekzekutive e Institutit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Georgetown, ka thënë për mediat: “Ishte një kënaqësi për mua të takoja Angeline-n gjatë udhëtimit të fundit në Londër. Aty hodhëm idenë e bashkëpunimit mes universitetit tonë dhe aktores”.

Besojmë se Angeline do të jetë një profesoreshë shumë e mirë, duke marrë parasysh faktin që është ambasadore e OKB-së dhe nënë e 6 fëmijëve.

Nuk e dimë për ju, por ne jemi gati të regjistrohemi në këtë universitet.

Komento
Shperndaje