Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie i kalon kufijtë, Brad nuk duron dot më

March 25
12:09 2016

...

...
Picture 1 of 6

Angeline Jolie është parë e zbehtë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, gjë që ka ngritur dyshimet se ajo po kalon një gjendje të vështirë psikologjike dhe fizike pas tensioneve në martesën e saj me Brad Pitt.

Sipas revistës “InTouch”, ajo është më pak se 45 kg dhe po e çon veten në limitet e saj. Kohët e fundit kanë qarkulluar thashethemet se Brad Pitt dhe Angeline Jolie janë në prag divorci, sepse, sipas Pitt, Angeline konsumon rregullisht lëndë narkotike dhe alkool.

Burime pranë aktorëve kanë thënë se Jolie po shkon në limitet e saj pasi nuk përballon dot problemet  me bashkëshortin, sepse ky i fundit ka hequr dorë nga ajo dhe martesa e tyre.

Jolie u pa e zbehtë dhe tepër e dobët teksa dilte me 6 fëmijët e saj: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Nuk është hera e parë që për çiftin e famshëm dalin thashetheme dhe lajme të tilla, por ata nuk kanë reaguar kurrë për këtë çështje. A e dinë se heshtja është pohim?

Komento
Etiketimet
Shperndaje