Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie së bashku me 4 fëmijët për të dhënë mesazhin më të fortë të jetës së saj!

Angelina Jolie së bashku me 4 fëmijët për të dhënë mesazhin më të fortë të jetës së saj!
December 17
18:50 2017

Pas ndarjes nga Brad Pitt, daljet publike të Angelinas kanë qenë më të rralla. Ajo ka dashur të jetë më larg kamerave dhe të ruajë një profil më të ulët por ka vendosur që për të dhënë një mesazh të fortë në ceremoninë e veçantë të zhvilluar nga Kombet e Bashkuara, të marrë me vete 4 nga fëmijët e saj.

E zbukuruar si dikur, me fëmijët e kombinuar në veshje njësoj si ajo, aktorja e njohur i ka bërë thirrje të gjithëve që t’i respektojnë dhe t’i vënë në praktikë, jo vetëm të mbeten në letër.

“Besoni tek fëmijët sepse ata janë të vërtetë. Kur fëmijët ju thonë se e vërteta është kjo, beni mirë të besoni tek ajo e vërtetë sepse ata kanë një dhunti të jashtëzakonshme për të kuptuar se çfarë bëhet me botën. I kam marr fëmijët me vete sot sepse unë besoj tek ata dhe tek e vërteta e tyre!” – ka rrëfyer Jolie e cila pas kaq shumë kohësh kënaqi fansat e saj duke u shfaqur e lumtur dhe me energji pozitive. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje