Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie rikthehet në “Maleficent 2”

Angelina Jolie rikthehet në “Maleficent 2”
April 26
17:19 2016

Angelina Jolie do të rikthehet në filmin “Maleficent 2”.  Skenaristja  Linda  Woolverton, që ka punuar në filmin e parë, do të punojë përsëri për filmin e dytë, këtë herë në bashkëpunim me “Disney”-n.

“Maleficent” ka arkëtuar 758 $ nga shfaqja e tij. Peter Bradshaw ka thënë për “The Guardian” se Jolie është kthyer në Sophie Lorenin e kohëve të sotme. Angeline është shfaqur vitet e fundit në drejtime të ndryshme në ekran.  E mesa duket këtë herë do ta shohim në “Disney”.

“Disney” nuk ka dhënë detaje rreth vazhdimit të filmit, vetëm  ka konfirmuar se është duke punuar për prodhimin në versione të reja edhe të “Tinker Bell”, “Dumbo” dhe “Mary Poppins”.

Komento